Ahmeti: Mijëra qytetarë mbrëmë i thanë jo serbizimit të Tetovës

1 Min. Leximi

Nënkryetari i BDI-së, Faton Ahmeti, ka reaguar pas protestës së mbajtur mbrëmjen e së premtes në Tetovë kundër ndryshimit të emrave të disa rrugëve në qytet, duke e cilësuar pjesëmarrjen si një mesazh të qartë kundër, siç u shpreh ai, “serbizimit të Tetovës”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ahmeti shkroi:

“Mbrëmë dështoi propaganda e atyre që po zhbëjnë dhe shesin çdo gjë shqiptare, e VLEN-it. Mijëra tetovarë njëzëri i thanë jo SERBIZIMIT të Tetovës. Populli foli dhe ky është vetëm fillimi! #bashkë ✊

Protesta u organizua pas vendimit për ndryshimin e emrave të disa rrugëve në Tetovë, çështje që ka nxitur reagime të forta politike dhe publike.

Nga opozita shqiptare, BDI pretendojnë se vendimi është marrë në koordinim ndërmjet Komunës së Tetovës dhe Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar procesin si të dëmshëm për identitetin shqiptar të qytetit.

Debati për emërtimin e rrugëve në Tetovë vazhdon të mbetet një prej çështjeve më të ndjeshme politike në qytet, me qëndrime të kundërta mes pushtetit lokal dhe opozitës.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull