Gjatë një manifestimi publik, ish-pjesëtari i UÇK-së i njohur si Komandant Musteqja ka shprehur vlerësime të larta për kryetarin e komunës Daut Beqiri, duke e cilësuar si një udhëheqës të ri, të përgjegjshëm dhe shumë të përkushtuar ndaj qytetarëve dhe veçanërisht ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së.
Ai tha se kryetari Beqiri ka treguar angazhim të veçantë në përkrahjen e kësaj kategorie, duke e vlerësuar qasjen e tij si të sinqertë dhe me “mish e shpirt”.
“E kemi një kryetar komune shumë të mirë, djalë i ri, që e ka marrë shumë seriozisht punën e tij. Na përkrah me mish e shpirt neve pjesëtarëve të UÇK-së. Edhe pse në atë kohë ka qenë i ri dhe nuk ka mundur të marrë pjesë, sot po e respektoj si bashkëluftëtar për shkak të mbështetjes së madhe që po na jep,” u shpreh Musteqja.
Sipas tij, qasja e kryetarit Beqiri ndaj veteranëve dhe komunitetit në përgjithësi është shembull i një lidershipi modern dhe të afërt me qytetarët.
Deklarata e tij është pritur pozitivisht nga të pranishmit në manifestim, të cilët kanë vlerësuar fjalët e thëna në mbështetje të kryetarit të komunës.

