VLEN: Kur njerëzit e duhur udhëheqin, kultura shkruan histori

1 Min. Leximi

Për VLEN-in, kultura nuk është vetëm art, por një vlerë që bashkon qytetarët dhe forcon identitetin e shoqërisë. Koncerti spektakolar i Filarmonisë së Maqedonisë së Veriut, që mblodhi mijëra qytetarë në Parkun e Qytetit, dëshmoi pikërisht këtë fuqi të kulturës për të afruar njerëzit përtej dallimeve.

Me tre orkestra, tre kore dhe mbi 200 muzikantë në skenë, kjo mbrëmje e jashtëzakonshme konfirmoi se investimi në kulturë, art dhe talent është investim në të ardhmen e vendit.

Nën drejtimin e Mustafa Imerit, Filarmonia tregoi se kur institucioneve u jepet vizion, profesionalizëm dhe përkushtim, ato mund të krijojnë ngjarje që tejkalojnë kufijtë e zakonshëm kulturorë dhe bëhen krenari për të gjithë qytetarët.

Kultura dhe arti zënë vend të rëndësishëm në vizionin e VLEN-it për një shoqëri moderne, evropiane dhe të zhvilluar, ku talenti vlerësohet, mbështetet dhe promovohet si pasuri e përbashkët.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull