Kasami dhe Mexhiti nga Dibra: Puna e Fisnik Melës po shihet, qyteti po ndryshon

1 Min. Leximi

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, njoftoi se së bashku me bashkekryetarin Izet Mexhiti, Mimoza Musën dhe funksionarë të tjerë të VLEN-it, kanë vizituar Dibrën për të parë nga afër projektet që po realizohen në komunë.

Sipas Kasamit, në Dibër po zhvillohen njëkohësisht disa projekte, ndërsa rezultatet e punës së kryetarit Mela tashmë janë të dukshme, edhe pse ai ka vetëm pak muaj në detyrë.

“E pamë nga afër transformimin e Dibrës nën udhëheqjen e kryetarit Fisnik Mela. Aty po punohet në disa projekte paralelisht. Edhe pse pak muaj në detyrë, tashmë ndjehet puna dhe përkushtimi i Fisnikut”, ka shkruar Kasami.

Ai theksoi se vendimi për vendosjen e kufirit të përbashkët me një ndalesë mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë do të mirëpritet veçanërisht nga banorët e Dibrës dhe rrethinës, të cilët do të përfitojnë nga lehtësimi i qarkullimit ndërkufitar.

Kasami e përgëzoi Fisnik Melën për angazhimin dhe punën e deritanishme, duke e falënderuar njëkohësisht për mikpritjen gjatë vizitës në Dibër.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull