Daut Beqiri: Mbi 31 milionë denarë për rregullimin e shtratit të lumit në Orllancë

1 Min. Leximi

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka njoftuar fillimin e punimeve për rregullimin e shtratit të lumit në fshatin Orllancë, projekt që synon rritjen e sigurisë dhe mbrojtjen e zonës nga rreziqet e mundshme.

“Kemi filluar punimet për një projekt të rëndësishëm në fshatin Orllancë, rregullimin e shtratit të lumit në gjatësi prej 933.5 metrash.

Ky projekt parasheh rregullimin e shtratit të lumit me punime nga betoni dhe guri, me qëllim mbrojtjen e zonës dhe rritjen e sigurisë për banorët.

Vlera totale e projektit është 31.736.479 denarë, prej të cilave 24.736.479 denarë janë siguruar përmes thirrjes së dytë të Qeverisë dhe realizohen përmes Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa Komuna participon me kofinancim prej 7.000.000 denarë.

Do të vazhdojmë të punojmë që çdo vendbanim të ketë investime konkrete dhe kushte më të mira për qytetarët”, ka shkruar Beqiri.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull