Gjuha e urrejtjes është çdo formë komunikimi që shpreh urrejtje ose nxit dhunë ndaj një individi ose grupi bazuar në karakteristika të tilla si përkatësia etnike, raca, feja, gjinia dhe orientimi seksual.
Shprehjet verbale, të shkruara ose simbolike që synojnë të poshtërojnë, çnjerëzojnë ose margjinalizojnë një komunitet të caktuar, është gjuhë e urrejtjes.
Gjuha e urrejtjes në media dhe në rrjetet sociale inkurajon diskriminimin dhe ndarjen sociale, dhe kontribuon në tensione dhe dhunë, si dhe veprime nga urrejtja në botën reale.
Lufta kundër gjuhës së urrejtjes nënkupton masa ligjore, edukim dhe fushata për forcimin e ndërgjegjësimit publik për multikulturalizmin, tolerancën, mirëkuptimin dhe respektin për diversitetin.
#LirojeMendjen