Kumanova nuk i përgjigjet pritshmërive të BDI-së, pritje e zbehtë për Ali Ahmetin në kuvendin zgjedhor

1 Min. Leximi

Kuvendi zgjedhor i degës së BDI-së në Kumanovë, ku ishte paralajmëruar edhe pjesëmarrja e kryetarit Ali Ahmeti, u karakterizua nga një pritje dukshëm më e zbehtë sesa pritshmëritë e krijuara nga vetë strukturat e partisë. Aktiviteti ishte promovuar paraprakisht në rrjetet sociale me njoftimin se Ahmeti do të ishte i pranishëm, por atmosfera dhe pjesëmarrja nuk reflektuan mobilizimin që zakonisht synohet në ngjarje të tilla.

Sipas vëzhgimeve nga aktiviteti, interesimi i qytetarëve dhe mbështetësve rezultoi më i ulët se sa pritej, duke lënë përshtypjen e një tubimi pa entuziazmin dhe masivitetin që BDI ka synuar ta paraqesë në prag të sfidave të ardhshme politike.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull