Muriqi rikthehet tek Fenerbahce, klubi turk ja sa milion euro i pagoi për prizrenasin

1 Min. Leximi

Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe, pasi klubi turk ka arritur marrëveshje me Mallorcan për transferimin e sulmuesit kosovar.

Sipas raportimeve të gazetarit turk, Yagëz Sabuncuoglu, marrëveshja mes dy klubeve është mbyllur për shumën prej 15 milionë eurosh.

Fenerbahçe do ta paguajë këtë shumë në këste gjatë tre viteve të ardhshme, ndërsa në marrëveshje është përfshirë edhe një klauzolë që i garanton Mallorcas 10 për qind të vlerës së një shitjeje të ardhshme të lojtarit.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull