KF Shkëndija Haraçinë do t’i zhvillojë ndeshjet si vendas në Stadiumin e Çairit

1 Min. Leximi

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka falënderuar kryetarin e Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, për mbështetjen e dhënë ndaj KF Shkëndija Haraçinë.

Sipas Beqirit, pas inkuadrimit historik të klubit për herë të parë në Ligën e Parë, dhe deri në ndërtimin e stadiumit të ri pranë dëshmorëve të kombit, ndeshjet si vendas do të zhvillohen në Stadiumin e Çairit.

Ai theksoi se projekti për stadiumin pritet të nisë së shpejti, ndërsa falënderoi Izet Mexhitin për gatishmërinë dhe përkrahjen që i ka ofruar klubit, duke mundësuar shfrytëzimin e stadiumit gjatë kësaj periudhe.

“Shkëndija ecën përpara”, ka porositur Beqiri.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull