Durmishi në Konferencën Ndërkombëtare të Punës në Gjenevë: Maqedonia ka ratifikuar të gjitha konventat për lirinë e sindikalistëve

1 Min. Leximi
Screenshot

Reforma në legjislacionin e punës dhe harmonizimi i sistemit arsimor me tregun digjital janë çështjet kryesore të prezantuara nga ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në Konferencën Ndërkombëtare të Punës që po mbahet në Gjenevë, përcjell TV21.

Gjatë prezantimit të qëndrimeve të qeverisë, ministri Durmishi vuri theksin te roli i Këshillit Ekonomiko-Social, si organ tripartit ku kërkohet konsensus për marrëveshjet kolektive në sektorin publik.

Sipas paralajmërimeve, prioritetet e ardhshme të dikasterit të ekonomisë dhe punës do të lidhen me zbatimin e masave aktive për punësimin e të rinjve, si dhe me përforcimin e mbrojtjes ligjore të të drejtave të punëtorëve.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull