Zv/kryeministri i parë Bekim Sali mirëpret studentët e UEJL-së fitues në ICAMES 2026

1 Min. Leximi

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali ka njoftuar se në Qeveri ka mirëpritur studentët e Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore të UEJL-së, Samir Shabanin, Menan Salin dhe Muhamed Idrizin, të cilët me projektin e tyre inovativ EmberËatch fituan çmimin “Projekti më i Zbatueshëm” në ICAMES 2026.
“Ky sukses është dëshmi se të rinjtë tanë kanë dije, kreativitet dhe potencial për të konkurruar dhe për t’u dalluar në arenën ndërkombëtare. Krenar për arritjet e tyre dhe i bindur se investimi në rini, arsim dhe inovacion është investim në të ardhmen e vendit tonë.
Urime studentëve, mentorëve dhe Universitetit të Evropës Juglindore për këtë arritje të jashtëzakonshme! “, ka shkruar Sali.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull