Bashkëkryetar i VLEN, Izet Mexhiti ka njoftuar se në Bruksel është takuar me eurodeputetin me prejardhje nga Kosova, që përfaqëson Suedinë, Adnan Dibrani.
“Sot në Bruksel, kafenë e mesditës e pimë me Adnan Dibranin, eurodeputetin me prejardhje nga Kosova, që përfaqëson Suedinë në Parlamentin Evropian. Në një takim miqësor, biseduam për zhvillimet në rajon, procesin e integrimit evropian, dhe sfidat që na presin në periudhën që vjen. Gjithmonë vlen kur diskutimet zhvillohen me njerëz që e njohin rajonin nga afër dhe janë pjesë e vendimmarrjes në nivel evropian.

