Bekim Sali: Marrëdhëniet me Kosovën mbeten shembull i partneritetit të ngushtë

1 Min. Leximi

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, zhvilloi një takim me ambasadorin e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, ku u riafirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera dhe partneriteti i fortë ndërmjet Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kosovës.

Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i ngushtë, respekti i ndërsjellë dhe përkushtimi i përbashkët për stabilitetin, zhvillimin dhe integrimin euroatlantik, si shtylla kryesore të marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve.

Sali theksoi se të dyja palët mbeten të përkushtuara për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët, në dobi të qytetarëve dhe të ardhmes së përbashkët evropiane.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull