Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në fshatin Gllumovë të Sarajit, ndërsa për fat të mirë nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar, raporton Zyrtare.
Sipas informacioneve të para, policia ka reaguar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka arritur ta privojë nga liria personin e dyshuar për gjuajtjet me armë, ndërsa jo zyrarisht mësohet se edhe një person është në arrati.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit./Zyrtare.net/

