Bekim Fazliu reagon ndaj Ali Ahmetit: Përpiqeni të zhdukni kujtesën kolektive të shqiptarëve

2 Min. Leximi

Kreu i Lëvizjes Arbëria, Bekim Fazliu, ka reaguar ndaj kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, duke e akuzuar atë dhe bashkëpunëtorët e tij për krijimin e një “iluzioni politik” për gjendjen e shqiptarëve në vend.

Në një postim publik, Fazliu thotë se për vite me radhë është tentuar të bindet opinioni shqiptar se çështja e gjuhës shqipe dhe e të drejtave të shqiptarëve është zgjidhur përfundimisht, ndërsa sipas tij janë lënë në hije probleme të shumta, si diskriminimi, mungesa e barazisë reale, rastet e burgosjeve, vrasjeve, si dhe projekte e politika që ai i përmend si Soravia, Open Ballkani dhe “Shkupi 2014”.

Ai kritikon edhe paraqitjen e ministrave në protestat e studentëve lidhur me provimin e jurisprudencës, duke vlerësuar se ata po sillen sikur po marrin mirënjohje nga studentët, e jo sikur po përballen me pakënaqësi të krijuara gjatë qeverisjes së tyre.

“Për një çerek shekulli u përpoqën të na bindnin se gjithçka ishte në rregull. Aq e dendur ishte mjegulla mediatike që mundoheshin t’ia hidhnin syve popullit, saqë shumëkush kishte nisur të dyshonte edhe në atë që e shihte me sytë e vet”, shkruan Fazliu.

Në fund të reagimit, ai bën një krahasim simbolik me iluzionistin e njohur David Copperfield, duke thënë se ndërsa ai “zhdukte aeroplanë”, pushtetarët, sipas tij, “përpiqen të zhdukin kujtesën kolektive”.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull