Krerët e VLEN-it kanë mbajtur sot mbledhjen e parë të Kuvendit Qendror pas bashkimit të koalicionit në një subjekt të vetëm politik. Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, theksoi se në takim është diskutuar për vazhdimin e punës dhe forcimin e përfaqësimit politik të shqiptarëve në vend.
“Sot mbajtëm mbledhjen e parë të Kuvendit Qendror të VLEN-it pas bashkimit në një.
Diskutim i frytshëm dhe konstruktiv, në vijën e vazhdimit të punës, zhvillimit dhe përmirësimit të përfaqësimit politik shqiptar në vend.
Me këmbë të mbarë!”, ka shkruar Kasami.

