Qeveria e vazhdon masën për zvogëlimin e akcizës deri më 16 qershor, pritet të ulen çmimet për 6.5 denarë

1 Min. Leximi

Në Maqedoninë e Veriut deri më 16 qershor pritet të zgjatë masa për zvogëlimin e akcizës së naftës, si një masë për zbutjen e rritjes së çmimeve te derivatet e naftës.
Në bisedimet e zhvilluara ndërmjet Qeverisë dhe kompanisë “OKTA”, u vendos që çmimi i naftës të zvogëlohet për 2 denar prej nesër.
Me ndryshimet e fundit, pritet që nesër çmimi i naftës të ulet te dizeli për 6.5 denarë, ndërsa te benzina për 1.5 denarë.
Ndryshe, kryeministri Hristijan Mickoski dje paralajmëroi ulje të çmimeve për 6.5 denarë.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull