Daut Beqiri: Pas 50 vitesh pritje, Shkëndija një hap larg historisë

1 Min. Leximi

Daut Beqiri u ka bërë thirrje qytetarëve dhe tifozëve që të jenë të pranishëm në stadium për të mbështetur Shkëndijën në ndeshjen e radhës, të cilën e cilësoi si një moment historik për klubin.

Në mesazhin e tij, Beqiri theksoi se pas 50 vitesh pritje, Shkëndija ndodhet pranë një arritjeje që mund të shkruajë historinë e klubit.

“Të dashur qytetarë, nesër është një ditë e madhe për Shkëndijën. Pas 50 vitesh pritje, jemi pranë një momenti që mund të shkruajë historinë. Ju ftoj të gjithëve të jemi në stadium dhe ta mbështesim ekipin tonë si gjithmonë, të bashkuar dhe me zemër”, ka deklaruar Beqiri.

Ai u bëri thirrje tifozëve që ta mbushin stadiumin dhe t’i japin ekipit mbështetjen e nevojshme në këtë sfidë të rëndësishme.

“50 vite pritje, një hap larg historisë. Nesër, të gjithë për Shkëndijën! Forca Shkëndija!”, përfundon mesazhi i tij.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull