Zëvendëskryeministri i Parë në Qeverinë e RMV, Bekim Sali, njëherit edhe Sekretar Gjeneral i VLEN, intërvistën e radhës e ka dhënë për emisionin Click Plus në TV 21.
Sali komentoi këngët e serbëve gjatë protestës pro presidentit Vucic në Kumanovë për Kosovën. Ai, theksoi se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran me të cilin Maqedonia e Veriut ka raporte shumë të mira.
“Nuk mund të komentoj pse pikërisht ato këngë në Kumanovë. Mund ta paramendoj arsyen, nostalgjinë që e kanë për Kosovën. Por, është proces i kryer. Kosova sot është shtet i pavarur. I njohur nga ana e shtetit tonë. Kosova është shet mik, fqinj, shtet me të cilin kjo qeveri e ka mbajt mbledhjen e parë ndërqeveritare në Prishtinë. Dmth orienimin tonë politik e kemi të definuar që nga fillimi i kësaj qeverie aktuale. E ardhmja e bashkëpunimit tonë me Kosovën është e qartë. Shtet me të cilin edhe politikisht po edhe ekonomikisht jemi në relacione shumë të mira fqinjësore”, ka theksuar Sali.
Zv/kryeministri i parë Bekim Sali: Ata mund ti këndojnë Kosovës, por realiteti është se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran

Ndani këtë artikull
