Kasami në mbështetje të Kurtit dhe VV-së: VLEN mezi pret të vazhdojë bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës

1 Min. Leximi

Kryetari i VLEN-it dhe komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar se mbrëmë ka marrë pjesë në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje, në përkrahje të kryeministrit Albin Kurti.
“Mbrëmë, bashkë me miq e bashkëpunëtorë, mora pjesë në tubimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në mbështetje të mikut tonë, kryeministrit Albin Kurti.
Energjia dhe entuziazmi në Prishtinë na jep të drejtë të shpresojmë për një rezultat edhe më të mirë të VV-së, që do të përkthehej në qeveri stabile dhe dalje nga ngërçi institucional.
VETËVENDOSJE! garon me numrin 116 në këto zgjedhje. I urojmë fushatë të suksesshme dhe fitore të madhe më 7 qershor!
Si VLEN, mezi presim ta vazhdojmë bashkëpunimin me Qeverinë e re të Kosovës!”, ka shkruar Kasami.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull