Osmani: Institucionet duhet të sqarojnë urgjentisht pretendimet për Stoilkoviqin

1 Min. Leximi

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka reaguar lidhur me pretendimet publike ndaj zëvendëskryeministrit Ivan Stoilkoviq, duke i cilësuar ato si shqetësuese për një shtet anëtar të NATO-s. Osmani kërkoi sqarim urgjent dhe transparent nga institucionet kompetente, duke theksuar se bëhet fjalë për çështje të sigurisë kombëtare dhe besimit brenda aleancës euroatlantike.
“Informacionet publike që pretendojnë se Zëvendëskryeministri Stoilkovic është bashkëpunëtor i shërbimeve inteligjente serbe ngrenë shqetësime serioze për një shtet anëtar të NATO-s.

Nëse këto pretendime rezultojnë të vërteta, kjo do të nënkuptonte se informacione dhe procese të brendshme të një qeverie të NATO-s mund të jenë ekspozuar ndaj një shteti jo-anëtar të NATO-s, i cili ruan afërsi të theksuar me Rusinë.

Kjo është çështje e sigurisë kombëtare, integritetit institucional dhe besimit brenda aleancës euroatlantike.

Këto pretendime kërkojnë sqarim urgjent, transparent dhe profesional nga institucionet kompetente”, ka shkruar Osmani.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull