Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot ka inspektuar punimet në stadiumin e qytetit.
Kasami thotë se po punohet për një stadium modern, që do t’i japë Tetovës infrastrukturën që meriton.
“Sot inspektova punimet në Stadiumin e Qytetit. Po punohet për një stadium modern, me standarde të UEFA-s, që do t’i japë Tetovës infrastrukturën sportive që meriton! Në krye të detyrës”, ka shkruar Kasami.

