Raportohet se është ndaluar në aeroportin e Bostonit recituesi i Kuranit Egzon Ibrahimi, i refuzohet hyrja në SHBA

2 Min. Leximi

Hafiz Egzon Ibrahimit i refuzohet hyrja në SHBA. Recituesi i njohur i Kuranit nga Kosova, i cili kishte planifikuar një tur fetar në disa qendra islame në Amerikë, është ndaluar nga autoritetet amerikane të emigracionit sapo ka mbërritur në aeroportin e Bostonit dhe më pas është kthyer mbrapsht me fluturimin e parë për andej nga kishte ardhur, mëson “Ma Shqip”.

Edhepse 24-vjeçari nga Kosova kishte në pasaportë një vizë të rregullt amerikane, të lëshuar nga Ambasada e SHBA në Prishtinë, burime të “Ma Shqip” pranë emigracionit në Boston bëjnë me dije se ai është marrë në pyetje nga oficerët e kontrollit kufitar dhe më pas i është refuzuar hyrja në territorin amerikan. Deri tani nuk është bërë publike arsyeja zyrtare e këtij vendimi.

Lajmi është konfirmuar më pas edhe nga vetë qendra islame që e kishte ftuar në SHBA. Në një reagim në rrjetet sociale, “Al Huda Community Center”, qendër islame në Chelsea të Bostonit, njoftoi anulimin e aktivitetit që ishte planifikuar për mbrëmjen e së dielës.

Në postimin e parë të publikuar rreth orës 12:30 me orën lokale në SHBA, qendra shkruante: “Për shkak të rrethanave të paparashikuara, Qari Egzon nuk u lejua të hynte në SHBA, pavarësisht se kishte një vizë të vlefshme. Si pasojë, turi në SHBA është anuluar për momentin. E vlerësojmë mirëkuptimin dhe lutjet tuaja gjatë kësaj kohe.”

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull