Në organizim të Shoqatës për Sport dhe Rekreacion „I pari në majë“ – Shkup, do të mbahet edicioni i katërmbëdhjetë i ngjarjes tradicionale sportive-rekreative me titull „I pari në majë“.
Në kuadër të ngjarjes do të realizohet një garë çiklizmi me fillim në orën 09:45, duke u nisur para Muzeut të Qytetit të Shkupit, më tej përgjatë rr. „Shën Kirili dhe Metodi“, majtas në bulevardin „Shën Kliment Ohridski“, drejt në bulevardin „Nënë Tereza“, majtas në rrugën „Todor Aleksandrov“, dhe më pas në rrugën lokale drejt Vodnos së Mesme dhe deri në majën e Vodnos (Kryqi i Mijëvjeçarit).
Gjithashtu, me fillim në orën 10:00 do të mbahet edhe një turne malor që do të nisë para SHFK „Koço Racin“ në bulevardin „Nënë Tereza“, do të vazhdojë përgjatë rrugës „Todor Aleksandrov“, ndërsa te rruga „Salvadore Allende“ pjesëmarrësit do të lëvizin djathtas nëpër shtegun malor drejt Vodnos së Mesme dhe më tej drejt majës së Vodnos (Kryqi i Mijëvjeçarit).
Për shkak të zhvillimit të ngjarjes, Njësia për Sigurinë e Trafikut Rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të trafikut, ku qarkullimi do të ridrejtohet nëpër rrugët përreth.
Ministria e Punëve të Brendshme u apelon qytetarëve që të respektojnë urdhrat dhe udhëzimet e dhëna të nëpunësve policorë në rrugët ku do të zhvillohet ngjarja, me qëllim realizimin e saj pa pengesa dhe në mënyrë të sigurt.

