Vrasje në Maqedoni! Burri theri me thikë bashkëshorten e tij

1 Min. Leximi

Një 33-vjeçar nga Manastiri, me iniciale A. R., në orët e hershme të mëngjesit ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij, përcjell TV21. Nga plagët e marra, 31-vjeçarja A. V. nga Manastiri ka ndërruar jetë në vendngjarje. Vdekjen e ka konstatuar një mjek i Ndihmës së Shpejtë.

“Punonjës policie nga Sektori i Punëve të Brendshme në Manastir e kanë privuar nga liria A. R. (33) nga Manastiri. Ai dyshohet se mëngjesin e sotëm rreth orës 06:40 ka sulmuar me thikë bashkëshorten e tij A. V. (31) nga Manastiri, me të cilën nuk kanë jetuar bashkë, e cila nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Një mjek i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen”, bëjnë të ditur nga MPB.

Ata shtojnë se i dyshuari është ndaluar në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës penal.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull