“VLEN me vizion të ri për decentralizimin dhe pushtetin lokal”

2 Min. Leximi

Për VLEN-in, demokracia fillon aty ku qytetari jeton çdo ditë, në komunë, në lagje, në shkollë, në rrugën që e shfrytëzon dhe në shërbimin që e pret. Prandaj decentralizimi në programin e VLEN-it zë vend parësor.
VLEN i jep kuptim të ri decentralizimit. Për ne, kjo nënkupton autonomi vendimmarrëse për komunat, decentralizim fiskal, hapësirë më të madhe për bashkëpunim ndërkufitar, nxitje të zhvillimit ekonomik lokal dhe rol më të fuqishëm të pushtetit lokal në arsimin fillor dhe të mesëm.
VLEN angazhohet që komunat të kenë kompetenca të qarta, mjete dhe të drejtë të vendosin për prioritetet e tyre zhvillimore. Kjo nënkupton decentralizim fiskal, zhvillim ekonomik lokal dhe bashkëpunim ndërkufitar me komunat e rajonit. Projekti strategjik Tetovë–Prizren është shembull konkret i këtij vizioni, meqë forcon lidhjen infrastrukturore, ekonomike dhe zhvillimore mes qytetarëve në të dy anët e kufirit.
Këta që shiten si patriotë asnjëherë nuk e kishin dert decentralizimin. Ishin të zënë me hajni. Prandaj kudo që udhëhoqën lanë pas katrahurë, komuna pa ujë, pa zhvillim dhe pa shërbime normale. Shqiptarët e panë këtë mashtrim dhe i përzunë me votë.
Ata janë e kaluar. VLEN, përmes programit politik, hap një kapitull të ri për pushtetin lokal. Kapitull ku komunat nuk shihen si plaçkë, por si institucione me kompetenca vendimmarrëse për t’u shërbyer qytetarëve. VLEN angazhohet për një fazë të re të decentralizimit, ku pushteti lokal do të jetë bartës i zhvillimit. Ky është dallimi mes politikës që flet dhe politikës që punon

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull