Mexhiti: Dikur kishte vrasje politike e raste të montuara, sot nuk ka

2 Min. Leximi

Njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti në emisionin “Click plus” në TV21 duke akuzuar BDI-në tha se e kanë harruar punën e legjitimitetit pasi kjo nuk ju konvenon tani si opozitë.

Teza tjetër, shton ai, është degradimi i çështjes shqiptare, duke krijuar një perceptim të rrejshëm.

Ta bëjmë krahasimin VLEN- Mickoski dhe BDI- Gruevski

“Krahasimin duhet ta bëjmë VLEN- Mickoski dhe BDI- Gruevski, sepse edhe numrat kanë qenë të përafërt, VMRO edhe atëherë ka pasur 60 deputetë, sot me ZNAM ka 65 deputetë dhe i ftoj qytetarët, mediat dhe BDI-në ta bëjmë krahasimin tash edhe atëherë. Atëherë ka pasur vrasje politike, raste të montuara, sot nuk ka asnjë njëra e as tjetra”, tha Mexhiti, njëherësh kryetar i komunës së Çairit.

Komunat shqiptare po e ndjejnë dorën e ngrohtë të qeverisë

Sipas tij është hera e parë që kjo qeveri ndan 40 deri 60 milionë euro për kampusin e ri të UNT-së, pastaj 20 milionë euro për të përfunduar punimet në Sheshin Skënderbeu etj.

“Nëse ndonjëherë komunat shqiptare e kanë ndjerë decentralizimin dhe dorën e ngrohtë të qeverisë ka qenë prej kredisë hungareze, pasi nuk kemi lejuar të vendosen shumë kritere. Kemi lënë një kriter, numër të banorëve, Çairi ka marrë vjet 8 milionë euro, Tetova 7,8 apo 10 milionë, edhe komunat tjera më të vogla poashtu, ka pasur një revolucion, kanë zgjidhur çështje që nuk janë zgjidhur me dekada”, nënvizoi Mexhiti.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull