Daut Memishi: Komuna e Tearcës drejt digjitalizimit të shërbimeve, së shpejti pagesa online e tatimit

1 Min. Leximi
Screenshot

Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka bërë të ditur se institucioni që ai drejton është duke ndërmarrë hapa konkretë për digjitalizimin e shërbimeve komunale, me qëllim lehtësimin e qasjes për qytetarët dhe mërgimtarët.

Në një intervistë në emisionin “Dialog te LAJM-i”, Memishi theksoi se po punohet në krijimin e platformave që do të mundësojnë kryerjen e shërbimeve në mënyrë më të shpejtë dhe më efikase.

“Jemi duke punuar që disa shërbime në Komunën e Tearcës t’i digjitalizojmë, në mënyrë që qasja të jetë më e lehtë si për mërgimtarët, ashtu edhe për qytetarët që jetojnë këtu. Në ditët në vijim presim të prezantojmë pagesën online të tatimit, por edhe shërbime të tjera që do ta lehtësojnë komunikimin dhe qasjen deri te komuna”, deklaroi Memishi.

Sipas tij, ky transformim synon që qytetarët të kenë qasje më të lehtë në administratën komunale, duke reduktuar procedurat dhe kohën e pritjes.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull