Izet Mexhiti e mirëpret në Shkup kryeministrin Albin Kurti

1 Min. Leximi

Kryetari i komunës së Çairit, dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, ka mirëpritur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Shkup.
Siç dihet ai po qëndron në Shkup për të ndjekur premierën e shfaqjes teatrale “Përtej hekurave”, e vënë në skenë në Teatrin Shqiptar në Shkup.
Kryeministri Kurti është i impresionuar nga kjo shfaqje me regji të Naser Shatrolli, sepse trajton historinë e rëndë dhe tragjike të veprimtarit shqiptar Ukshin Hoti, përmes së cilës vihen në skenë vuajtjet dhe sakrificat e tij në burgjet serbe.
Premiera mblodhi personalitete nga jeta politike, kulturore dhe publike, duke e kthyer këtë ngjarje në një moment të veçantë për artin dhe kujtesën historike shqiptare. /3shi.net

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull