Politika kosovare vijon të lërë nam

1 Min. Leximi

Politika kosovare ka shënuar një tjetër precedent të rëndë, ku nga mosaftësia e zgjedhjes së një presidenti detyrohet të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme në pak kohë.

“Kuvendi konsiderohet i shpërndarë dhe zgjedhjet do të shpallen brenda afatit kushtetues”, tha Albulena Haxhiu në fund të një séance për këtë çështje, ku të pranishëm ishin vetëm deputetët e Vetëvendosjes.

Kryeministri Albin Kurti shfrytëzoi minutat e fundit të afatit kushtetues për zgjedhjen e kreut të shtetit që të akuzojë e fajësojë partitë opozitare për dështimin, pasi këto të fundit refuzuan të merrnin pjesë në séance, duke e konsideruar atë një show.

Kështu, në vend të një uniteti politik përballë sfidave të vështira me Serbinë gjithnjë në pritë, elita politike kosovare thjesht shfaqet tipike shqiptare në të metën e saj gjenetike të egove shkatërrimtare mbi çdo kauzë kombëtare. /tesheshi.com/  

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull