Kabinet i Informatikës për nxënësit e Haraçinës – Sigurohet projekt pas takimit Kerimi – Sulejmani

1 Min. Leximi

Kryetari i OJQ-së “Gjenerata e Re”, z. Rijad Kerimi, zhvilloi një takim me zëvendësministrin e Arsimit dhe Shkencës, z. Driton Sulejmani, ku u diskutuan dhe u dakorduan projekte të rëndësishme në fushën e arsimit dhe zhvillimit të rinisë.

Takimi u vlerësua si shembull i bashkëpunimit institucional dhe angazhimit të përbashkët për avancimin e kushteve në arsim, duke reflektuar përkushtimin e të dy palëve për krijimin e mundësive më të mira për të rinjtë.

Në fokus të veçantë ishte projekti për hapjen dhe furnizimin me pajisje të kabinetit të Informatikës në Shkollën Fillore “Abdyl Frashëri” në Haraçinë, i cili tashmë është siguruar dhe pritet të realizohet në periudhën në vijim. Kabineti do të pajiset me mjete bashkëkohore për mësim praktik dhe zhvillim të aftësive digjitale të nxënësve.

Në bashkëpunim me drejtorin e shkollës, z. Rahim Ismaili, projekti është dorëzuar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për procedim të mëtejshëm dhe realizim.

Ky bashkëpunim vlerësohet si hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës arsimore dhe fuqizimit të brezit të ri me njohuri dhe aftësi të nevojshme për të ardhmen.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull