Haxhiu ndërpret sërish seancën për presidentin: Shihemi në ora 2!

1 Min. Leximi

Punimet e seancës së jashtëzakonshme kanë rinisur.

Nën udhëheqjen e kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka filluar seanca për zgjedhjen e presidentit, që u ndërpre mbrëmë.

Sikurse ditën e djeshme, edhe sot në seancë nuk janë deputetët e opozitës.

Prandaj, që në nisje të seancës, Haxhiu ka ftuar deputetët e opozitës për pjesëmarrje në seancën e Kuvendit.

Sidoqoftë, Haxhiu ka ndërprerë sërisht seancën, duke e shtyer në ora 2.

“E vazhdojmë këtë seancën në ora 2. Shihemi në ora 2” – tha ajo.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull