Të shtëna me armë pranë Pallatit të Drejtësisë në Istanbul

2 Min. Leximi

Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, njoftoi se ka pasur një tentativë për sulm pranë Pallatit të Drejtësisë në Çağlayan të Istanbulit
Istanbul

Dy terroristë kanë mbetur të vdekur, ndërsa 6 persona të tjerë përfshirë 3 policë janë plagosur si pasojë e tentativës për sulm ndaj pikës së kontrollit pranë Gjykatës së Istanbulit në Türkiye, raporton Anadolu.

- Advertisement -

Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, në postimin e tij në rrjetet sociale njoftoi se ka pasur një tentativë për sulm pranë Pallatit të Drejtësisë në Çağlayan të Istanbulit.

Në incident, sipas vlerësimeve të para janë neutralizuar 2 sulmues, kurse 6 persona të tjerë përfshirë 3 policë janë plagosur.

“I përgëzoj policët tanë heronj. I uroj shërim të shpejtë të lënduarve. Do të vazhdojmë të ndajmë zhvillimet me publikun”, shkroi ministri Yerlikaya.

- Advertisement -

Të plagosurit efektivë të policisë dhe qytetarët janë dërguar në spital nga ekipet mjekësore që kanë mbërritur në vendngjarje. Mësohet se gjendja e përgjithshme shëndetësore e të plagosurve është e mirë.

Gjatë hetimeve u konstatua se sulmuesit e neutralizuar ishin Pınar Birkoç dhe Emrah Yayla, anëtarë të organizatës terroriste DHKP/C.

Njëri nga sulmuesit që u arratis pas incidentit, është kapur i plagosur.

Momenti i sulmit terrorist në fjalë është regjistruar nga kamerat e sigurisë së gjykatës.

Pas njoftimit rreth incidentit, shumë ekipe policore dhe mjekësore u dërguan në zonë.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull