Bela: Ahmeti nga plazma keksat, te qasja e butë ndaj Mickoskit

2 Min. Leximi

Analisti politik Valon Bela vlerëson se opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut ka ndryshuar qasjen ndaj kryeministrit Hristijan Mickoski, duke kaluar nga një retorikë e ashpër politike në një qëndrim më të butë dhe, sipas tij, edhe në një lloj aprovimi të heshtur.

Në emisionin ZOOM në TVM2, Bela deklaroi se dikur qasja ishte më përballëse, duke iu referuar edhe stilit politik të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, ndërsa tani, sipas tij, kritikat ndaj Mickoskit janë zbehur për shkak të kalkulimeve për pjesëmarrje në qeveri.

“Është ndërruar qasja, nga qasja e z. Ahmeti se Hristijan Mickoski ha plazma keksa dhe ne i bërtasim UÇK, doli te ajo se – mos e kritiko Mickoskin, se nuk na merr në qeveri. Tani nga takimi i liderëve dolën me flamur të bardhë se ne i kemi fituar. Çfarë keni fituar? Një takim tet a tet që nuk u realizua kurrë me kryeministrin Mickoski”, deklaroi Bela.

Ai shtoi se kjo sjellje ka krijuar perceptimin se edhe opozita po e mbështet në heshtje kryeministrin, gjë që sipas tij ka ndikuar në situatën aktuale politike në vend.

“U ndërrua qasja, tani sikur edhe opozita po i aplaudon në heshtje kryeministrit Mickoski. Prandaj jemi në këtë situatë”, theksoi Bela./zyrtare.net/

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull