Bekim Sali në Düsseldorf: RMV e përkushtuar për të ofruar një mjedis të qëndrueshëm dhe konkurrues për biznes

1 Min. Leximi

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka marrë pjesë në panelin “Mundësitë e investimeve të huaja në Maqedoninë e Veriut”, të mbajtur në Düsseldorf, ku prezantoi potencialin ekonomik të vendit para përfaqësuesve të biznesit gjerman.

Në fjalën e tij, Sali vuri në pah rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik me Gjermaninë dhe rolin e saj si një nga partnerët më të mëdhenj tregtarë dhe investitorë në vend.

“Theksova rolin e rëndësishëm që Gjermania ka si partneri ynë kryesor tregtar dhe një nga investitorët më të mëdhenj në vend”, ka deklaruar Sali.

Ai theksoi gjithashtu përkushtimin për tërheqjen e investimeve të huaja, duke shtuar se “Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar për të ofruar një mjedis të qëndrueshëm dhe konkurrues për biznes, duke ndërtuar partneritete afatgjata dhe të qëndrueshme drejt një të ardhmeje të përbashkët evropiane.”

.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull