Sela në ZOOM: Komisioni i Venecias po përdorët vetëm për ligjet që kanë të bëjnë me shqiptarët!

2 Min. Leximi

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në emisionin ZOOM në RTM2, ka akuzuar qeverinë aktuale VMRO–VLEN se po ndjek modelin e zvarritjes së ligjeve që lidhen me të drejtat e shqiptarëve, duke i dërguar ato në Komisioni i Venecias. Të njejtën gjë, siç tha Sela e ka bërë edhe BDI me LSDM-në, duke e dërguar Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve në Komisionin e Venecias, pa nevojë.

“BDI-ja me LSDM-në paralajmëruan çuarjen e ligjit në komisionin e Venedikut. Unë e kam kundërshtuar. Kjo është forma për t’u vonuar implementimi i ligjit. Kush kërkoi nga komisioni i Venedikut që ti t’ia çosh ligjin për përdorimin e gjuhëve? Kush e bëri kërkesën? E bëri BE-ja, e bëri komisioni i Venedikut vetë apo e bëri qeveria e Maqedonisë së Veriut të asaj kohe?”, theksoi Sela.

Në emisionin ZOOM, ai solli një paralelizëm të drejtpërdrejtë, duke theksuar se kjo qasje po shndërrohet në normë për çdo ligj që lidhet me shqiptarët, por nuk vlen edhe për ligje që nuk kanë të bëjnë me të drejta të shqiptarëve.

“E di si i bie kjo? Hajde ta çojmë në Komision të Venecias çdo ndryshim. Po ç’ndodh nëse çdo ligj që e sjellim në parlament, madje edhe buxhetin, e çojmë atje? A do sjellim ndonjë ligj ndonjëherë? Pse nuk u çua ai ligj fillimisht në Venecia, por u krijua gjithë ajo zhurmë? Ndërsa tani, një ligj tjetër dërgohet atje vetëm për ta vonuar në implementim dhe për t’ia humbur seriozitetin”, deklaroi Sela.

Sipas tij, kjo praktikë po kthehet në një instrument politik që zvarrit proceset dhe dëmton besimin në institucionet vendore.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull