Rekord i ri është regjistruar të shtunën në Bundesligë nga Bayern Munichu.
Skuadra bavareze tani i ka 103 gola dhe e ka thyer rekordin e vet për më së shumti gola të shënuar brenda një sezoni, atë të vitit 1971/72. Në sezonin e asaj kohe, Bayerni i kishte 101 gola brenda një kampanje të Bundesligës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj
Mysafirët shënuan dy gola të shpejtë në minutën e 53-të me Leon Goretzkan dhe me Michael Olisen, dy minuta më vonë.
Musiala në histori, Bayerni barazon rekordin e sezonit 1971/72
Jamal Musiala ka hyrë në histori të Bayern Munichut dhe Bundesligës gjermane po ashtu.
Bayerni është duke fituar 1:0 në udhëtim te St. Pauli, ndërsa golin në minutën e nëntë e shënoi i Musiala.
“Goli i 101 e barazon rekordin e edicionit 1971/72. Musiala në histori bashkë me Franz Beckenbauerin si shënues i golit të 101 të Bayernit në Bundesligë brenda një kampanje”, ka shkruar Bayern Munichu.

