Toka drejt 10 miliardëve, pesha e rëndë e mbipopullimit

2 Min. Leximi

Në vitin 2026, popullsia globale ka arritur në rreth 8.3 miliardë banorë, një shifër katër herë më e lartë krahasuar me një shekull më parë. Ky rekord historik nuk përbën një kulm, por një etapë të ndërmjetme në një trajektore që pritet të vazhdojë përgjatë gjithë shekullit XXI, me pasoja të thella për qëndrueshmërinë e planetit.

U deshën mijëra vjet që popullsia botërore të arrinte 1 miliard banorë në fillim të shekullit XIX (1804). Më pas, ritmet u përshpejtuan ndjeshëm, 123 vjet për të arritur në 2 miliardë, vetëm 47 vjet për t’u dyfishuar në 4 miliardë në vitin 1974, dhe rreth 12 vjet për çdo miliard shtesë në dekadat pasuese. Sot, popullsia globale është pesëfishuar krahasuar me fillimin e shekullit XX. Sipas projeksioneve të Kombeve të Bashkuara, ajo pritet të arrijë rreth 10 miliardë deri në vitin 2060, të kulmojë në 10.3 miliardë në vitin 2084 dhe më pas të shënojë një rënie të lehtë deri në fund të shekullit. Rritja e shpejtë nuk ka qenë uniforme. Përkundrazi, ajo ka ndryshuar ndjeshëm shpërndarjen gjeografike të popullsisë botërore.

Në fillim të shekullit XX, Evropa përbënte rreth 25% të popullsisë globale, ndërsa Afrika vetëm 8%. Deri në fund të shekullit XXI, parashikohet që Afrika të arrijë në 37%, ndërsa Evropa të bjerë në vetëm 6%. Azia, e cila historikisht ka qenë epiqendra demografike me rreth 60% të popullsisë botërore, pritet të bjerë në rreth 45%. Ndërkohë, Amerika Latine dhe Karaibet, Amerika e Veriut dhe Oqeania mbeten relativisht të qëndrueshme, me përqindje njëshifrore.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull