Sali: Ne jemi dy anë të kundërta me ministrin Filkov, nuk kam çka flas me të për provimin e jurisprudencës

1 Min. Leximi

Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali, intervistën e radhës e ka dhënë në emisionin INTERVISTA E DITËS në Alsat-M.

I pyetur rreth komentit të ministrit të drejtësisë Filkov për provimin e jurisprudencës, Sali, ka nënvizuar se nuk kam çka flas me të, pasi që jemi dy anë të kundërta. Këtë temë, sipas Sali, e kanë marrë përsipër ai edhe kryeministri që ta zgjidhin.

“Në sferën politike atë që kisha për ta diskutuar me zotin Filkov ne e diskutuam në fillim. E pamë se jemi në dy anë të kundërta dhe aty ka mbaruar debati. Nuk kemi lënë ne hapësirë që të diskutojmë me të. Nuk është niveli që ta diskutoj me ministrin e drejtësisë për arsye se e pamë se ku i kemi qëndrimet tona, të prera, të definuara dhe pas asaj çdo diskutim me të nuk është në nivelin e duhur. Tani, e kemi marrë përsipër unë dhe kryeministri ta zgjidhim këtë çështje ”, ka deklaruar Sali.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull