Të shtëna jashtë konsullatës izraelite në Stamboll, një i vdekur

2 Min. Leximi

Këtë të martë, të shtëna ndodhën pranë ndërtesës së konsullatës izraelite në Stamboll, në të cilën u vranë tre persona.

Media botërore raporton se dy oficerë policie u plagosën.

Sipas raportimeve, konflikti i armatosur shpërtheu pranë një ndërtese të vendosur në një lagje kyçe biznesi të qytetit, ku ndodhen selitë e bankave më të mëdha të Turqisë.

 

Televizioni NTV raporton se një sulmues u plagos dhe u arrestua, ndërsa tjetri u vra.

Sipas informacioneve jozyrtare, të dyshuarit qëlluan drejt oficerëve të policisë që po siguronin zonën përreth ndërtesës dhe ende nuk është e qartë nëse objektivi i sulmit ishte konsullata izraelite.

 

Pamjet nga Reuters tregojnë momentet e të shtënave, ndërsa një oficer policie mbrohet dhe fshihet ndërsa dëgjohen të shtëna. Pamjet tregojnë gjithashtu një person të shtrirë në tokë i mbuluar me gjak.

Zakonisht ka siguri të shtuar policore rreth konsullatës izraelite. Pas incidentit, pamjet tregojnë patrulla shtesë të armatosura policore të vendosura në atë pjesë të qytetit.

Autoritetet kompetente ende nuk kanë publikuar informacione zyrtare në lidhje me motivin e sulmit ose identitetin e sulmuesit.

Kështu, rikthehen incidentet e rënda në metropolin turk, heraherës shënjestër e akteve terroriste të atyre që synojnë destabilitetin e saj. /tesheshi.com/  

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull