Donald Trump: Një qytetërim i tërë mund të vdesë sonte

2 Min. Leximi

Presidenti amerikan flet për mundësinë e një ndryshimi të plotë të regjimit në Iran dhe e cilëson momentin si një nga më të rëndësishmit në historinë e botës.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me zhvillimet në Iran, duke paralajmëruar se bota mund të jetë përballë një momenti historik.
Në një mesazh publik, Trump tha se “një qytetërim i tërë mund të vdesë sonte, për të mos u rikthyer kurrë më”, duke shtuar se nuk dëshiron që kjo të ndodhë, por se një skenar i tillë është i mundshëm.

Sipas tij, situata mund të çojë drejt një ndryshimi të plotë dhe total të regjimit, ku do të mbizotërojnë mendje më të mençura dhe më pak të radikalizuara. Trump theksoi se një zhvillim i tillë mund të hapë rrugën për diçka “revolucionarisht të mrekullueshme”, megjithëse, sipas tij, mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë.

“Do ta zbulojmë sonte, në një nga momentet më të rëndësishme në historinë e gjatë dhe komplekse të botës”, u shpreh ai.

Trump gjithashtu akuzoi udhëheqjen aktuale të Iranit për “47 vite shantazh, korrupsion dhe vdekje”, duke shtuar se kjo periudhë mund të marrë fund. Në fund të deklaratës së tij, ai uroi: “Zoti i bekoftë njerëzit e mëdhenj të Iranit.”

Deklarata e tij vjen në një moment tensionesh të larta në rajon dhe ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare për tonin e fortë dhe parashikimet dramatike mbi zhvillimet e mundshme në Iran.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull