Një prani e madhe policore, forca speciale në terren dhe një veprim i koordinuar kundër botës së drogës nisi sot herët në mëngjes në Maqedoninë e Veriut.
Jozyrtarisht siç përcjell media maqedonase Kurir.mk, Ministria e Brendshme – Byroja e Sigurisë Publike, përmes Departamentit për Krim të Organizuar, së bashku me forcat speciale të policisë dhe në koordinim me Prokurorinë Publike për Krim të Organizuar, po kryen një aksion masiv në Shkup, Shtip, Strumicë, si dhe në fshatin Gërçec – rajoni i Shkupit.
Një rrjet kriminal i lidhur me tregtinë e paligjshme të kokainës është nën hetim dhe, sipas informacioneve fillestare, po kryhen kontrolle në rreth 15 lokacione, ndërsa janë arrestuar disa persona.
Jozyrtarisht, emra të njohur në qarqet kriminale dyshohet se kanë rënë në duart e policisë, përfshirë Pokrajçevaliev, Bojadziski, Kocev dhe Vele, me nofkën “Demi”.

