Shkup, 7 prill – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, në emisionin “Rishtazi” për “Koha Cast” ka deklaruar se vizioni kryesor i VLEN-it është bashkimi i shqiptarëve, duke përfshirë parti politike, organizata joformale dhe individë me ndikim në shoqëri.
“Ne kemi pasur edhe kandidatë të pavarur në zgjedhje lokale që për herë të parë janë kyçur në politikë. Qëllimi i VLEN-it është t’i unifikojë shqiptarët pa marrë parasysh se me çfarë kërkese apo kontributi vjen. Për të gjithë ka vend dhe ne e kemi dëshmuar këtë. Nuk ka rëndësi nëse je sekretar apo nënkryetar, por çfarë kontribuon dhe çfarë mund të marrësh nga kjo organizatë për të bartur nesër një pozitë publike”, tha Sali.
Ai shtoi se nuk mund të komentojë qëndrimet individuale të bashkëpartiakëve, pasi ato mund të jenë qëndrime momentale ose pjesë e procesit të riorganizimit të VLEN-it.

