Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot priti në takim u.d. ambasadoren e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Nicole Varnes.
Kasami tha se qëllimi i takimit ishte informimi i ambasadores për zhvillimin e qytetit të Tetovës, por edhe për zhvillimet brenda koalicionit VLEN, si dhe qeverisë.
“Ishte një vizitë e parë pas një periudhe të gjatë dhe kishim shumë tema për të diskutuar, por ajo që ishte me rëndësi ishte informimi që ka të bëjë me Komunën e Tetovës dhe të gjitha projektet që jemi në realizim e sipër. E informuam ambasadoren detajisht me atë që ka të bëjë me pushtetin lokal dhe me zhvillimet e projekteve që realizojmë. Po ashtu u hapën tema edhe për zhvillimet e pushtetit qendror. E informuam ambasadoren edhe për zhvillimet brenda Lëvizjes VLEN dhe qeverisë për të gjitha sfidat me të cilat ballafaqohen qytetarët dhe përditshmërinë tonë. /Tv21
Kasami: Me Varnes diskutuam edhe për ndryshimet kushtetuese! Jemi të interesuar që ky proces të përfundojë sa më shpejtë

Ndani këtë artikull
