Në hulumtimin më të fundit të emisionit KOD zbulohet se Drin Ahmeti, nipi i Ali Ahmetit, ka hapur procedurë falimentimi për kompaninë “Soravia Invest”, duke penguar arkëtimin e borxheve ndaj kredive, tatimeve dhe shërbimeve.
Në të njëjtën kohë, hulumtimi tregon se përmes një rrjeti kompanish të huaja, Ahmeti rezulton të jetë pronar i drejtpërdrejtë i një ndërtese me vlerë dhjetëra milionë euro.
Më tej, KOD hedh dritë edhe mbi përdorimin e mesazheve të enkriptuara përmes pajisjeve Sky, përmes të cilave dyshohet se një ambasadë e një vendi fqinj në Evropë është shfrytëzuar si depo për kokainë.
Sipas raportimit, provat e siguruara nga këto komunikime tashmë janë pjesë e proceseve gjyqësore kundër grupeve kriminale në Maqedoninë e Veriut, megjithatë përdorimi i tyre mbetet i kontestuar nga juristë dhe avokatë.
KOD: Nëpërmjet kompanive Drin Ahmeti, nipi i Ali Ahmetit, është pronar i ndërtesës “Soravija”!

Ndani këtë artikull
