Zv/kryeministri i parë Bekim Sali: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria lidhen me projekt të ri energjetik

1 Min. Leximi

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali, ka njoftuar se sot është vendosur gurthemeli i largpërçuesit TS Manastir 2 në Qafë Thanë, në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
“Sot, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, Ministren e Energjetikës, Sanja Bozhinovska, Drejtorin e SHA MEPSO, Burim Latifi dhe ekspertë të fushës, vendosëm gurthemelin e largpërçuesit TS Manastir 2 në Qafë Thanë, në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Ky investim është një hap strategjik për Maqedoninë e Veriut drejt forcimit të sigurisë energjetike, rritjes së kapaciteteve transmetuese dhe integrimit me rrjetet rajonale dhe evropiane, duke krijuar gjithashtu mundësi të reja për zhvillim ekonomik.
Ky projekt dëshmon përkushtimin e qeverisë për një sistem energjetik modern, të qëndrueshëm dhe të integruar me rajonin dhe Evropën”, ka deklaruar zv/kryeministri Sali.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull