Interi e fiton derbin ndaj Juventusit, shkëputet në tabelë

1 Min. Leximi

Interi e fiton derbin ndaj Juventusit, shkëputet në tabelë

Interi e ka fituar derbin e madh italian ndaj Juventusit me rezultat minimal 1:0 në kuadër të javës së 23-të në Serie A.

- Advertisement -

Ndeshja u përcaktua nga një autogol, shkruan Gazeta Express.

Ishte Gatti i cili realizoi në portën e vet në minutën e 37-të të ndeshjes.

Deri në fund, Juventusi nuk arriti të barazonte rezultatin dhe u desh të pajtohej me humbje.

Me këtë fitore, Interi shkon në kuotën e 57 pikëve në vendin e parë, katër më shumë se Juventusi, plus zikaltrit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

- Advertisement -

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull