Komuna e Çairit reagon: BDI shpif, nuk njeh kufijtë e Çairit

2 Min. Leximi
Screenshot

Komuna e Çairit përmes një reagimi zyrtar ka demantuar ashpër pretendimet e fundit të Bashkimit Demokratik për Integrim, duke i cilësuar ato si shpifje dhe tentim të hapur për të manipuluar opinionin publik me informata të pavërteta lidhur me Sheshin “Skënderbeu” dhe territorin e komunës. Sipas këtij reagimi, sot u dëshmua qartë se ky subjekt politik po përdor pamje që nuk i përkasin as këtij sheshi dhe as territorit administrativ të Çairit, por një segmenti tjetër në zonën e ish-“Most”-it, e cila ndodhet jashtë kompetencave të Komunës së Çairit.

“BDI shpif, nuk njeh kufijtë e Çairit!*
Sot u dëshmua qartë se një subjekt politik, respektivisht BDI po tenton të manipulojë opinionin publik me informata të pavërteta për Sheshin “Skënderbeu” dhe territorin e Komunës së Çairit.
Pamjet e publikuara nga subjekti në fjalë, nuk i përkasin as këtij sheshi dhe as territorit të Komunës së Çairit, por një segmenti tjetër në zonën e ish “Most”-it, e që është jashtë kompetencave të Komunës së Çairit.
Ky është një tregues i qartë se disa nuk i njohin madje as kufijtë elementarë të Çairit.
Në videon e bashkëngjitur mund të shihet qartë ndarja territoriale: çfarë i takon Komunës Çair dhe çfarë Komunës Qendër.
Dezinformimi i qëllimshëm dhe përpjekjet për të zhvendosur përgjegjësitë janë të papranueshme.
Qytetarët meritojnë të vërtetën, informacion të saktë dhe të verifikuar, si domosdoshmëri e përgjegjësive tona institucionale”, reagon komuna e Çairit.(INA)

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull