Ejup Maqedonci: Municionet e para të NATO-standardit prodhohen në Kosovë me ndihmën e Turqisë

1 Min. Leximi

Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtjes, ka treguar se në dhjetor planifikohet të prodhohen municionet e para në Kosovë.
Maqedonci ka shpjeguar se kjo është pjesë e një plani të përbashkët me fabrikën nga shteti i Turqisë.
“Në fund të këtij viti, në dhjetor, do të kemi prodhimin e municioneve të para të prodhuara ndonjëherë në Kosovë – 7.62 dhe 5.56 mm” – tha ai, duke shtruar se këto municione do të jenë në nivel të standardit të NATO-s.

“Kjo lidhet me fabrikën e municionit, ku kemi një plan zhvillimi dhe zotim nga pala turke, nga fabrika shtetërore e prodhimit të municionit në Turqi, që të realizojmë prodhimin e parë në dhjetor”, ka thënë ai në TËVË1.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull