Adnan Azizi deputetëve të AKI-së: Ju s’keni as fe e as atdhe

2 Min. Leximi

Adnan Azizi

Kur ke të bësh me njerëz që s’kanë fije respekti, as për vlera kombëtare e as fetare, sepse asnjëra prej tyre nuk do të thotë asgjë për një parti që udhëhiqet nga marksistë-leninistë, ateistë të kamufluar sipas rrethanave, herë me petk kombëtar e herë fetar, dhe që në fakt ndajnë bindje të ngjashme me Lëvizjen e Deçanit…
Sot, në Kuvendin e RMV-së, ndodhi “perla” që acaroi të gjithë deputetët, madje edhe ata të palës maqedonase. Seanca u vonua një orë dhe të gjithë prisnim me padurim që të niste e të përfundonte sa më shpejt. Në atë moment, ngrihet deputetja e BDI-së, në emër të “AKI-së” (zullumit që s’ka as fe e as atdhe), dhe kërkon pauzë për arsye banale, vetëm për të provokuar deputetët që janë agjërueshëm dhe që sot duhet të jenë më herët në iftar, si dhe të bëjnë përgatitjet për festën e Bajramit.
Nga pala maqedonase u pa një reagim njerëzor dhe keqardhje: “Pse kështu? Nesër është Bajram…”
Në fund, erdhi edhe përgjigjja: e bënë kundër jush, VLEN-it, sepse ata nuk agjërojnë.
Nuk më intereson nëse agjërojnë apo jo, është çështje personale. Por akti i provokimit është thellësisht jonjerëzor dhe vetëm sa e demaskon atë që kam thënë më herët: si parti, si udhëheqësi dhe si ideologji, s’keni as fe e as iman. Edhe pse ndoshta brenda radhëve tuaja ka besimtarë, madje edhe agjërues.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull